Të paktën 296 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm goditi Marokun qendror mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 me orën lokale, bën të ditur një raport paraprak i ministrisë së Brendshme.

Tërmeti me magnitudë 7 i shkallës Rihter pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik, bën të ditur Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së.

Shumë nga viktimat u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur ndërsa flitet për të paktën 153 njerëz u plagosën, raporton BBC.