Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok. Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.
Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ighil në provincën Al Haouz të rajonit Marrakech-Tensift-El Haouz të Marokut. Rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet.
Ky është momenti kur tërmeti goditi Marokun, teksa njerëzit vrapojnë të tmerruar të shpëtojnë.