Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte pjesëmarrës në takimin e 20 vendeve më të zhvilluara të botës të mbajtur në Indi.

Putin ka një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për shkak të luftës në Ukrainë.

Takimi i radhës i G20 do të mbahet në Rio De Janeiro në Brazil.

Presidenti brazilian Lula i pyetur për Vladimir Putin, garantoi se nëse presidenti rus vjen në Rio nuk do të arrestohet. Ai e bëri këtë deklaratë për mediat indiane gjatë punimeve të G20, të udhëhequra nga presidenti indian Modi.

Lula shtoi se do t’i bëjë një ftesë Putinit të jetë pjesë e takimit të rradhës së G20.

Nga ana tjetër Rusia së bashku me Kinën po mendojnë për një aleancë të quajtur BRICS, ku përfshihen shtete si: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Gjithashtu ftesa i janë bërë edhe shteteve si Arabia Saudite dhe Argjentina.