Drita të pazakonta janë parë në qiellin e Marokut disa minuta para nisjes së lëkundjeve të tokës që morën 2100 jetë njerëzish.

Një tërmet me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter goditi Marrakeshin, qytetet dhe fshatrat përreth të premten mbrëma, duke rrafshuar një numër të konsiderueshëm godinash.

Sipas Jerusalem Post, videot që janë filmuar nga kamerat e sigurisë nëpër banesa, tregojnë sesi drita të çuditshme shfaqen në qiell, 3 minuta përpara se të ndihej tërmeti.

Nuk dihet shkaku i këtij fenomeni, edhe pse nuk është hera e parë që vërehet para një tërmeti të fuqishëm.

Video të ngjashme u shfaqën edhe para tërmeteve shkatërruese në Turqi në fillim të këtij viti, të cilët morën jetën e mbi 45.000 njerëzve.

Një teori për këto “drita tërmetesh” thuhet se reflektojnë stresin tektonik, aktivitetin sizmik në zonë apo edhe shpërthimet vullkanike.