Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se më 18 shtator të këtij viti do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një porces shumë i rëndësishëm, për të ditur se sa njerëz banojnë në vend si dhe për pasurinë e palujtshme.

Ai tha se ky proces është financuar 55% nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga partnerët ndërkombëtar. Zvicra dhe Gjermania do jenë partnerët që do ndihmojnë në mbledhjen e statistikave, si vende me eksperiencë në mbledhjen e këtyre informacione.

“Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë.

Mund të them pa ndroje se këmba e Luigit Soreca është e mbarë dhe do jetë një agur i mirë dhe te ky prezantim edhe për sukesesin e një nisme të jashtëzakonshme nga rëndësia dhe nga përpmasa, por edhe vështirësa për t’u realizuar me sukses.

Në 8 mars 1911 Ismail Qemali nga Stambolli ka dhënë një intervistë, i prezanton publikut një copë toke ekzotike me emrin Shqipëri. Në atë intervistë thotë se Shqipëria është e ndarë në veriore, jugore, ka myslimanë, katolikë, ortodoks. Dhe se të gjithë pavarësisht fesë janë të bashkuar dhe ndajnë të njëjtat zakone. Ajo që Imsail Qemali nuk e thotë dhe nuk mund ta thoshte është se sa shqiptarë ishin.

Relizimi i censusit u kthe në një nevojë urgjente pas pavarësisë. Është i vështirë se do shkojmë derë më derë.

Në 6 javë të gjitha të dhanët që janë një nevojë absolute për shumë arsye. Pikë së pari për të identifikuar realizsht konkretisht sa shqiptarë, sa qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend dhe sa është numri i pasurive të palujtshme.

Partner zvicerian, gjermanë të gjithë të njohur për shpirtin e saktësisë dhe eksperiencën e tyre në të qënit të qartë në numërim dhe patjetër me mbështetjen e BE me një fond të konsideruar, ku 55% është nga qeveria dhe pjesa tjetër nga partnerët tanë”, tha Rama.