Një ngjarje e rënde ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se shtetasja me iniciale L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





