Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar në spital policin Alban Rashiti, i cili u plagos në orët e para të mëngjesit të së dielës gjatë një sulmi në veri të Kosovës.
Kurti tha është kryer me sukses heqja e predhës së një granate nga trupi i policit, i cili pritet të lërë sot spitalin.
Kreu i qeverisë bëri me dije se nga ora 10:00, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, për shkak të zhvillimeve në veri ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, tha Kurti.