Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se ka pasë plan për përfshirjen e qindra personave për të destabilizuar Kosovën.
Sveçla theksoi në konferencë se ka armë ushtarake të ushtrisë së Serbisë.
“Ka pasë një plan të përfshirjes të qindra personave për destabilizimin e vendit tonë, në armatimin që mund të shihni, ka edhe armë ushtarake të vitit 2021, që janë furnizim nga ushtria e Serbisë, çdo ditë e më shumë kuptohet po konfirmohet se Serbia po shfrytëzon armët dhe kriminelet e saj për politikat e saj hegjemoniste dhe po shkakton dhimbje për qytetarët tanë”, u shpreh Sveçla.
“Rezistenca e lufta e djeshme e pakompromis ndaj këtyre bandave, se ne nuk do të ndalemi në mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë. Aksioni i djeshëm është dëshmi që toleranca ndaj grupeve kriminale dhe terroriste është zero”.