Një autobot i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan, në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit.

Autoboti po transportonte vajra bimore, në momentin e daljes nga rruga ku paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të lagështirës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për viktima.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor.