Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim që ta mbështesë familjen e pjesëtarit të Policisë, Afrim Bunjakut, i cili u vra nga grupi terrorist serb të dielën në Banjskë të Zveçanit.
Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për të ndihmuar familjarët e heroit të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues.
Mbledhja e kësaj të mërkure nisi me një minutë heshtje në nder të Bunjakut.