Një video me pamje të rënda qarkullon së fundmi online, ku shikohet se si një mashkull i paidentifikuar godet me tërbim një femër.
Nuk ka siguri absolute se ku dhe kur ka ndodhur ngjarja në fjalë, por sipas komentuesve dyshohet se ka ndodhur në Prizren.
Prizren/ Grusht fytyrës, vajza rrihet barbarisht nga një mashkull pic.twitter.com/nQzw4v7FjJ
— JOQ Albania (@JoqAlbania) September 27, 2023
Një qytetar ka mbetur i shokuar nga ngjarja dhe e ka filmuar atë. Nga pamjet duket se si mashkulli në një moment godet fort me grusht në fytyrë vajzën e pambrojtur.
Ai e dhunon edhe më tej gjatë ecjes dhe më pas futen të dy në një shtëpi.