Koronavirusi i ka marrë jetën gazetarit dhe historianit shqiptar, Nuri Dragoi. Lajmin e bëjnë të ditur familjarët dhe miqtë e tij, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale, ku thonë se ai ka ndërruar jetë pas shtrimit prej një jave në spital.
Një prej mesazheve të miqve të tij:
Nje ikje dhimbshme e Nuri Dragoi.
Iku u nda nga jeta pas nje jave ne spital. E kishim lene te takoheshim te henen e para dy javesh, por nuk erdhe, por nuk harrove te me dergoje mesazh: “Jam spital, sa te dal do te njoftoj te takohemi”
Por nuk e mbajte fjalen..! U shprehe i gatshem per nje redaktim. E njoh jo shume personalish, por prej vepres se tij..7 vellime per historin e Permetit dhe te 8 gati per te botuar.
Autori i librit per Kasem Trebeshinen qe tronditi realitetin e letersise shqiptare.
Autori i shume veprave kombetare.
Dhe ne fund kishe gati per botim nje kendveshtrim te ri te historise se viteve 1870-1880, kryesisht nga arkiva austriake, ku me thoshe:
– E di qe do krijoj shume debat per kete liber, por te vertetes nuk duhet ti druhem.
Ikja jote me dhembi dhe tronditi shpirtin.
Te qofte dheu lehet o njeri i vecant.