Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Kanalet dolën jashtë shtratit për shkak të intensiteti të shiut, çfarë ka bërë që uji të futet dhe brenda banesave.

Banorët thonë se më një situatë të tillë përballen sa herë që ka reshje shiu në qytet dhe sipas tyre shkak është mospastrimi i kanaleve.

“Taksat i paguajmë dhe askush nuk vë dorë këtu”, shprehet një qytetar i cili thotë se jeton në këtë zonë prej 20 vitesh.

“Që në kohë të Enver Hoxhës nuk është pastruar kanali njëherë. Ku shkojnë këto fonde? Rrugët poshtë u rregulluan, këtu as edhe një lopatë nuk ka ardhur njeri ta hedhë. Sa herë bie shi e bëjmë problem, askush nuk sheh. U mbytëm në ujë.”, shprehet një tjetër.

Rrugët mes lagjeve të ish-Kënetës janë mbushur plot me ujë, duket penguar fëmijët të shkojnë në shkollë.

“Sot fëmijët nuk shkuan në shkollë për arsye se rruga është e bllokuar.”

Mëngjesin e kësaj të marte, Durrësi u zgjua nën pushtetin e ujit, i cili në disa zona kaloi nivelin e trotuarit, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve e për pasojë lëvizja në rrugë ishte kaotike.