Moti i keq ka goditur Neos Marmaras duke bërë që i gjithë qyteti grek të mbulohet nga uji.
Vendet të cilat janë goditur më së shumti janë Tasos, Krf dhe Athina.
Dëmet materiale që janë shkaktuar në destinacionin e preferuar turistik Halkidiki janë shumë të mëdha. Stuhia ka marrë me vete shumë çati të shtëpive, kurse copëzat e forta që binin nëpër rrugë kanë dëmtuar edhe një numër të madh të automjeteve.
Erërat e forta frynin me shpejtësi prej 80 kilometra në orë, duke bërë që nga materialet e forta që binin në tokë të bllokoheshin shumë rrugë.
Në Athinë shumë rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa erërat kanë shkulur me rrënjë pemët. Ekipet e zjarrfikësve kanë pranuar se kanë pranuar mbi 150 telefonata të qytetarëve që ishin ndjerë të rrezikuar.





