Reshjet e shumta të shiut që vazhdojnë prej orësh kanë rënduar situatën në rrugët e Durrësit.
Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve.
Në zona të caktuara, si lagjja nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rrezikon edhe bizneset.
E gjithë java që sapo ka nisur parashikohet të jetë me shira të dendur. Temperaturat kanë zbritur goxha në krahasim me ato të javës që lamë pas, duke lajmëruar ardhjen e dimrit. Vlerat luhaten nga 9-20 gradë Celsius.





