Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar të hënën se pandemia globale e Covid-19 mund të kapërcehet shpejt në rast se vendet i përdorin mekanizmat e duhur.
Sipas medieve të huaja, ai paralajmëroi se në rastin e kundërt, pandemia do mund të qëndrojë për një kohë të gjatë.
“Në rast se i përdorim si duhet mekanizamt që ne i kemi në dispozion, mund t’i japim fund së shpejti pandemisë”, u shpreh Ghebryesus, duke shtuar se vaksina mund të jetë gati në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Deri më tani, më shumë se 37 milionë njerëz janë infektuar globalisht nga koronavirusi, dhe një milion prej tyre raportohet të kenë ndërruar jetë.
Ekspertët paralajmërojnë se sëmundja menaxhohet më së miri me respektimin e masave parandaluese sikurse distancimi shoqëror. Këto masa sipas tyre duhet të respektohen në mungesë të vaksinës efektive kundër COVID-19.