Dashi

Sado që të mundoheni nuk keni për ta ruajtur dot një klimë të ngrohtë këtë javë. Herë pas here do ju duhet të bëni më shumë durim dhe të këmbëngulni. Jeta juaj në çift ka për të qenë shumë e trazuar dhe nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar. Debatet do vazhdojnë edhe në mbrëmje. As beqarët nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do o refuzojnë ftesat që do ju bëhen. Buxheti mund të mbahet i qëndrueshëm vetëm falë ndihmës së të afërmve sepse ju nuk do arrini dot t’i vini fre vetes. Shëndeti nuk do jetë shumë problematik, por nuk do ndiheni as shumë të qetë. Në punë përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni në momentin e duhur sepse askush nuk do ju thotë dot jo.

Demi

Kjo javë nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Dashuria sidomos ka rrezik të ketë probleme. Yjet do ua vështirësojnë gjërat dhe shpesh nuk do e duroni dot ta keni pranë partnerin. Mundohuni të kafshoni gjuhën dhe të mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni. Ju beqarët do keni takime shumë të bukura, por që nuk do mund të çohen më tej. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Sido që të jetë mos neglizhoni asnjë shqetësim. Në punë fillimi i javës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Binjakët

Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolege do ju mbështesin fort.

Gaforrja

Këtë jave do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm nëse keni organizëm më të dobët mund të sëmureni pak nga ndonjë virozë. Në pune duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Luani

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Virgjëresha

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Marsi do ju nxitë të jeni më të logjikshëm me shpenzimet dhe do keni një gjendje financiare të qëndrueshme. Shëndeti mund të ketë shqetësime vetëm ditën e parë dhe më pas do jeni më energjikë. Në punë, komunikimi, këmbëngulja dhe vendosmëria do jenë çelësat për të arritur atje ku dëshironi.

Peshorja

Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Akrepi

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, shpine dhe koke. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Shigjetari

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni edhe ndryshime për të mirën e të gjithëve. Do e lini pas frikën dhe druajtjen. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni një jetë të qete dhe harmonike dhe do bëni çmos që ta arrini. Kënaqësia dhe mirëqenia duken në horizont. Ju beqarët jeni mërzitur aq shumë vetëm sa do mendoni edhe të martoheni pa dashuri. Mos u nxitoni, kësaj jave do keni një takim shumë të rëndësishëm. Saturni do ju ndihmojë të jeni të matur me shpenzimet dhe situata financiare do përmirësohet goxha. Kujdes me shëndetin. Neptuni do ketë ndikim të keq tek ju dhe mund të keni probleme me kolitin, diarre, dhimbje koke apo edhe probleme me gjumin. Në punë do jeni dinamikë dhe plot entuziazëm. Do i arrini objektivat që i keni venë vetes.

Bricjapi

Atmosfera do ngrohet kësaj jave për ju dhe gjërat do ecin në rrugën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje jo shume te qëndrueshme, këtë periudhë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do jeni më afër partnerit tuaj të dashur. Dashuria do iu pushtojë edhe ju beqarët megjithatë mirë është të mos i shkëpusni këmbët nga toka. Shpenzime te tepruara mos kryeni sepse do jetë një jave delikate për sa iu përket financave. Urani dhe Neptuni do e mbrojnë shëndetin tuaj. Bëni vetëm pak kujdes me nervozitetin dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për sa i përket jetës profesionale do jetë javë ideale. Do i keni të gjitha kushtet e nevojshme për të arritur atje ku dëshironi.

Ujori

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Peshqit

Venusi do ketë ndikimin më të madh këtë javë dhe do jeni më të ndërgjegjshëm për të komunikuar e për t’u shprehur. Planetët do iu shtyjnë t’i jepni më shumë ngjyra jetës suaj në çift. Në ndonjë moment mund të ketë edhe debate të vogla, por që do kalojnë pa u kuptuar shumë. Ju beqarët do udhëhiqeni nga një energji shumë e madhe dhe nga pasioni. Do dashuroni në çmenduri sepse do gjeni edhe personin e duhur. Në planin financiar reagoni mirë para se të veproni sepse situata nuk paraqitet shumë e favorshme. Në përgjithësi shëndeti do jetë i mirë. Kujdes duhet të bëni vetëm me ushqimin e tepruar. Ruajeni veten edhe nga infeksionet. Në punë do merrni shumë kënaqësi dhe ato që prisnit do iu realizohen.