Një draft që bën disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për përthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar” synon përafrimin e ligjit aktual me direktivat e Bashkimit Europian si dhe zgjidhjen e ngërçit sa i takon mungesës së përkthyesve në gjuhë të rralle.
Relacioni që shoqëron këtë projektligj nënvizon se, pavarësisht hapjes së mundësive për përkthyes zyrtarë nga disa gjuhë specifike nuk ka pasur interes për regjistrim dhe certifikim.
“Nga praktika e zbatimit të deritanishëm të ligjit rezultoi se për gjuhë të caktuara, të cilat konsiderohen si gjuhë të rralla, nuk ka pasur shprehje interesi dhe si pasojë nuk është bërë i mundur certifikimi i përkthyesve zyrtarë.
Gjithashtu, për ato gjuhë të rralla, për të cilat ka një numër shumë të ulët përkthyesish, për shkak të volumit të punës ose për shkaqe ligjore, nuk është bërë i mundur ofrimi i shërbimit” thuhet në relacion.
Për këtë projektligji parashikon disa mundësi për sigurimin e një përkthimi zyrtar në këto gjuhë.
Përmes shtimit të nenit 7/1 siç shpjegon relacioni synohet që përjashtimisht dhe rast pas rasti. ministria, për nevoja të ushtrimit të kompetencave, sipas pikës 2, të nenit 12 të këtij ligji, si dhe organet që ligji u ka njohur të drejtën për përkthimin zyrtar të akteve ose dokumenteve sipas këtij ligji, për kryerjen e përkthimit zyrtar, të mund të kërkojnë ndihmën e:
a) misioneve diplomatike ose posteve konsullore;
b) organizatave ndërkombëtare që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë ose institucioneve të Bashkimit Europian, ose;
c) autoriteteve të tjera të huaja.
Ligji parashikon gjithashtu pajisjen me vulë dhe kartë identifikimi të përkthyesve dhe interpretëve, por forma dhe karakteristikat do të përcaktohen me urdhër të veçantë nga Ministri i Drejtësisë.
“Më qëllim lehtësimin e procedurave dhe kostove të personave që do të ushtrojnë profesionin, është parashikuar ndërhyrja në nenin 18, mbi pajisjen me vulë dhe kartë identifikimit të përkthyesve dhe interpretëve.
Në këtë mënyrë, këto subjekte do të kryejnë vetë të gjitha veprimet për t’u pajisur sa më parë me vulën dhe kartën e identifikimit.
Megjithatë, ministri i Drejtësisë do të përcaktojë me urdhër formën, përmbajtjen dhe karakteristikat e tjera të vulës dhe kartës së identifikimit, si dhe rregullat për pajisjen dhe administrimin e tyre, me qëllim uniformizimin dhe ruajtjen e një standardi për të gjitha vulat dhe kartat e identifikimit” nënvizon relacioni.
Një draft që bën disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për përthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar” synon përafrimin e ligjit aktual me direktivat e Bashkimit Europian si dhe zgjidhjen e ngërçit sa i takon mungesës së përkthyesve në gjuhë të rralle.
Relacioni që shoqëron këtë projektligj nënvizon se, pavarësisht hapjes së mundësive për përkthyes zyrtarë nga disa gjuhë specifike nuk ka pasur interes për regjistrim dhe certifikim.
“Nga praktika e zbatimit të deritanishëm të ligjit rezultoi se për gjuhë të caktuara, të cilat konsiderohen si gjuhë të rralla, nuk ka pasur shprehje interesi dhe si pasojë nuk është bërë i mundur certifikimi i përkthyesve zyrtarë.
Gjithashtu, për ato gjuhë të rralla, për të cilat ka një numër shumë të ulët përkthyesish, për shkak të volumit të punës ose për shkaqe ligjore, nuk është bërë i mundur ofrimi i shërbimit” thuhet në relacion.
Për këtë projektligji parashikon disa mundësi për sigurimin e një përkthimi zyrtar në këto gjuhë. Përmes shtimit të nenit 7/1 siç shpjegon relacioni synohet që përjashtimisht dhe rast pas rasti.
Ministria, për nevoja të ushtrimit të kompetencave, sipas pikës 2, të nenit 12 të këtij ligji, si dhe organet që ligji u ka njohur të drejtën për përkthimin zyrtar të akteve ose dokumenteve sipas këtij ligji, për kryerjen e përkthimit zyrtar, të mund të kërkojnë ndihmën e:
a) misioneve diplomatike ose posteve konsullore;
b) organizatave ndërkombëtare që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë ose institucioneve të Bashkimit Evropian, ose;
c) autoriteteve të tjera të huaja.
Ligji parashikon gjithashtu pajisjen me vulë dhe kartë identifikimi të përkthyesve dhe interpretëve por forma dhe karakteristikat do të përcaktohen me urdhër të veçantë nga Ministri i Drejtësisë.
“Më qëllim lehtësimin e procedurave dhe kostove të personave që do të ushtrojnë profesionin, është parashikuar ndërhyrja në nenin 18, mbi pajisjen me vulë dhe kartë identifikimit të përkthyesve dhe interpretëve. Në këtë mënyrë këto subjekteve do të kryejnë vetë të gjitha veprimet për t’u pajisur sa më parë me vulën dhe kartën e identifikimit.
Megjithatë, Ministri i Drejtësisë do të përcaktojë me urdhër formën, përmbajtjen dhe karakteristikat e tjera të vulës dhe kartës së identifikimit, si dhe rregullat për pajisjen dhe administrimin e tyre, me qëllim uniformizimin dhe ruajtjen e një standardi për të gjitha vulat dhe kartat e identifikimit”, nënvizon relacioni.