Vazhdojnë të rriten rastet me Covid-19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  5.724 raste të reja, ndërkohë që një ditë më parë u shënuan 5,372.

Italia ka kryer në 24 orë 133.084 tamponë, ndërkohë që 29 qytetarë kanë humbur jetën. Mes rajoneve, më shumë raste ka shënuar Lombardia me 1.140 infektime të reja dhe Kampanja me 664 infektime.

Autoritetet janë shprehur se kjo rritje e rasteve është e lidhur me rikthimin në shkolla dhe në jetën sociale në fillim të muajit shtator.