Prej disa ditësh nuk po ndalet më rritja e rasteve nga COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore italiane, në 24 orët e fundit kanë regjistruar 5372 raste të reja pozitive, pothuajse 900 më shumë se dje.

Viktimat e sotme nga pandemia kanë qenë 28, kundër 22 të bilancit të djeshëm. Personat aktualisht të infektuar në Itali janë më shumë se 70 mijë, ata në terapi intensive 387.

Pas disa ditësh, rajoni më i prekur ditën e sotme rikthehet Lombardia, që ka përjetuar një rritje të frikshme me 30% të rasteve. Janë 983 rastet e regjistruara vetëm në një ditë.

Në Kampanja janë regjistruar 769 raste, në Veneto 591, në Piemonte 401 raste, ndërkohë qenë Lacio situata duket më në kontroll, me 387 raste, kryesisht në kryeqytet.