Një 13-vjeçar nga Kandahari i Afganistanit është rrëmbyer, dhunuar dhe përdhunuar, duke nxitur protesta në vend.
I mituri i identifikuar si Naseebullah Barakzai u gjet i pajetë në provincën ku jetonte. Familjarët e tij kanë shpërthyer në akuza kundër komandantit të policisë si i dyshuari kryesor për vrasjen e të miturit.
Kjo vjen pas shumë denoncimeve se forcat e sigurisë detyrojnë djemtë e rinj të vishen si vajza dhe më pas abuzojnë me ta. Këto raste janë shtuar shumë në vend duke shqetësuar mjaft popullatën.
Banorët e provincës ku familja e 13-vjeçarit jeton, i kanë mbështetur ata duke kërkuar drejtësi për vrasjen e birit të tyre. Ata kërkojnë drejtësi nga autoritetet.
Sakaq nga ekspertizat ka rezultuar se Naseebullah Barakzai ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.





