Debati i radhës mes dy rivalëve për president të Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet me video-konferencë më 15 tetor.
Por presidenti amerikan, Donald Trump refuzon të marrë pjesë, siç njoftoi gjatë një interviste televizive këtë të enjte.
Vendimi u mor pas infektimit me Covid-19 të Presidentit Trump dhe rrezikut të infektimit prej tij të rivalit demokrat Biden dhe stafit organizues të debatit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ka ndërmend të shpërdorojë kohën e tij me debate prapa kompjuterëve.
Ai u shpreh se synon ta mposhtë rivalin e tij vetëm në debate ballë për ballë.