Europa ka tejkaluar gjashtë milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas AFP. “Rastet e koronavirusit në SHBA kaluan dje 7,5 milionë”, raportoi universiteti “Johns Hopkins” sipas të cilit vendi ka 7 547 929 infeksione, përfshirë 211 753 vdekje.

Rekord i ri i rasteve të koronavirusit në 24 orë u regjistrua edhe në Francë, me 18 746 raste, me një normë pozitiviteti të rritur në 9,1%.

Numri i viktimave gjithashtu u rrit me 80 persona, për një total që nga fillimi i epidemisë në shifrën 32 445 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
“Në Spanjë dje, janë regjistruar 10 491 infeksione të reja dhe 76 vdekje”, shkruan “El Pais”.

Kryeministri Pedro Sanchez paraqiti planin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, i cili parashikon mobilizimin e 72 000 milionë eurove të fondeve europiane nga 2021 deri në 2023 dhe parashikon krijimin e 800 000 vendeve të punës në të njëjtën periudhë.