Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia në asnjë moment nuk do të ndalet në rrugën e saj për të ecur përpara.

Gjithashtu Vuçiç theksoi se zgjedhjet duhet të merren me seriozitet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin.

“Në zgjedhje ju duhet të zgjidhni një rrugë. E di që nuk është e lehtë, por duhet të tregoheni seriozë për veten dhe për vendin tuaj.

E keni parë që nuk ka qenë e lehtë për ne që të kishim bisedim me Kosovës, dhe e di që nuk do të jetë as në vazhdim. Kam 11 vjet që dëgjoj se si e kemi humbur Kosovën.

Ju them sërish zgjedhjet janë çështje serioze. Ju jeni pronarët e së ardhmes tuaj. Secila nga votat tuaja vendos se si do të jetoni, ndaj ju lutemi të luftojmë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç