Në Finlandë, kishte pesë herë më shumë infeksione të koronavirusit sesa treguan të dhënat zyrtare në valën e parë të pandemisë nga marsi në maj, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik

Statistikat zyrtare u bazuan në testet diagnostike të mostrave nga hunda ose fyti i një personi me simptoma, ndërsa testet për antitrupa kryhen në mostrat e gjakut për të përcaktuar se kush ishte i infektuar.

“Kishte afërsisht 1.5 deri në pesë herë më shumë infeksione krahasuar me rastet klinike të konfirmuara,” tha Instituti Finlandez.

Diferenca e madhe në numra shpjegohet kryesisht nga testimi i pamjaftueshëm në valën e parë të pandemisë, tha kreu i institutit, Mika Salminen.

Instituti nisi testimin e antitrupave në spitalet finlandeze në prill për të përcaktuar shkallën e vërtetë të pandemisë, përfshirë midis atyre që ishin të infektuar, por pa simptoma.

Salminen thotë se rezultatet gjithashtu treguan se kishte më pak të rinj të infektuar në valën e parë sesa sot.

Instituti gjithashtu analizoi rezultatet e provave krahasuese për antitrupat nga vendet e tjera dhe arriti në përfundimin se shifrat nga Spanja ishin shumë më të larta.

“Në kulmin e epidemisë së pranverës, një numër dukshëm më i madh i rasteve, deri në dhjetë herë, kaluan pa u vënë re në Spanjë,” tha Salminen.