Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se vajza amerikane 4-vjeçare e rrëmbyer nga Hamasi është mes pengjeve të liruara.

Ajo është e lirë tani në Izrael”, tha Biden, duke shpresuar se amerikanët e tjerë do të lirohen së shpejti.

Abigail Idan mbushi 4 vjeç vetëm dy ditë më parë. Lirimi i saj u njoftua më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke folur për rrjetin televiziv NBC. “

“Ne kemi arsye të besojmë se një peng amerikan do të lirohet sot. Por ne nuk mund ta dimë me siguri derisa ta shohim atë të sigurt jashtë Gazës”, shtoi ai.

Fëmija u rrëmbye më 7 tetor nga Hamasi. “Ajo pa prindërit e saj duke u vrarë para syve të saj,” tha Sullivan.

Në konferencën e tij për shtyp nga Massachusetts ku ndodhet, Presidenti Biden konfirmoi se së shpejti do të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai tha se qëllimi i tij është të vazhdojë armëpushimin edhe përtej të hënës, të paktën për sa kohë që njerëzit janë lirua.

Ne nuk do të ndalojmë derisa të gjithë pengjet të kthehen te të dashurit e tyre”, tha presidenti.