Italia ka regjistruar 1 mijë të infektuar me COVID-19 më shumë se një ditë më parë. Autoritetet shëndetësore raportojnë 3,678 raste të reja ditën e sotme, 1 mijë më shumë se në bilancin ditor të se martes.

Kjo rritje alarmante e numrit të të infektuarve nuk ishte parë nga fundi i prillit. Rritje ka pësuar edhe numri i viktimave. Sot u raportuan 31 të tilla.

Të dhënat shqetësuese kanë detyruar qeverinë italiane të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021. Roma zyrtare ka marrë masa shtesë, si përdorimi i maskave i detyruar në çdo ambient publik, të jashtëm apo të brendshëm.

Personat që do të refuzojnë përdorimin e maskave mund të përballen me gjoba deri në 1 mijë euro, por në raste ekstreme edhe arrestimin.