Aktivistja palestineze Ahed Tamimi ishte një nga 30 të burgosurit palestinezë që u lirua nga Izraeli të mërkurën, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Shërbimi i burgjeve të Izraelit tha se një grup të burgosurish i përbërë nga burra dhe gra ishte liruar nga disa burgje të vendit.
22-vjeçarja Tamini u arrestua në fillim të këtij muaji për një postim në Instagram, të cilin familja e saj thotë se ajo nuk e kishte shkruar.
Ndërkohë që po vijon armëpushimi dhe shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, një sulm terrorist ndodhi mëngjesin e sotëm në Jerusalem duke vrarë tre persona.
Duket se dikush nuk është i interesuar për paqe në Lindjen e Mesme duke i hedhur benzinë zjarrit sa herë që palët përpiqen të ulin gjakrat.