Liridona Ademaj e vrarë para disa ditësh, do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës. 

Familjarëve të saj u është aprovuar kërkesa nga prokuroria për rivarrimin e saj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.

“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Ademi u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Liridona Ademaj u varros para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën dje në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.