Presidenti e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sërish për tragjedinë ku mbeti e vrarë Liridona Ademajt – Murseli, në një ngjarje e cila dyshohet të jetë organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Museli.

Presidentja u shpreh në konferencën për Integritetin e Informacionit se kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një thirrje për zgjimin e ndërgjegjes kolektive dhe një ndryshim në mënyrën se si shoqëria dhe sistemi i drejtësisë përballen me dhunën ndaj grave.

“Duhet të luftojmë me ngulm mosnormalizimin e dhunës. Kjo është sfidë e gjithë shoqërisë. Janë identifikuar një sërë mungesash në mënyrën sesi funksion zinxhiri i institucioneve… është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë mos të jenë të tilla që të inkurajojnë dhunuesit,”  theksoi Osmani.

Në konferencën ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili theksoi urgjencën e adresimit të fenomenit të femicidit, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.