Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Politikën e Jashtme, janë duke u zhvilluar diskutimet e fundit për projektligjin midis Italisë dhe Shqipërisë, për azilkërkantët që mbërrijnë në brigjet italiane. 

Supozohej që diskutimi dhe miratimi në parlament i këtij projektligji të shkonte në seancën e fundit për këtë vit, më 21 dhjetor, por sipas informacioneve të fundit, sugjerohet se diskutimi i këtij projektligji do të ndodhë këtë të enjte, në seancë plenare.

Javën e shkuar qeveria italiane e çoi në Parlament këtë projektligj dhe mori miratimin.

Për sa i përket parlamentit të Shqipërisë kërkohet një shumicë e thjeshtë votash për ta miratuar, pra nuk priten surpriza këtë të enjte për miratimin e këtij projektligj.

Dy partitë demokratike ajo e Berishës dhe e Lulzim Bashës, këtë projektligj e kanë ankimuar në Gjykatë Kushtetuese pasi ka elementë antikushtetues.