Të gjithë të akuzuarit për çështjen e inceneratorit të Tiranës kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.

Në fjalën e tij të mbrojtjes, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka mohoi akuzat, duke u shprehur se janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik. Sakaq ai ka bërë me faj ish-kryeministrin Sali Berisha së bashku me Ilir Metën. Sipas tij, ai ndodhet në bankën e të akuzuarve prej Berishës dhe Metës.

Lefter Koka: “Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”.