Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuar disa lajme që qarkulluan në rrjet, se SPAK kishte sekuestruar disa prona të saj dhe të familjarëve.
Në një komunikim për gazetarët, Kryemadhi i lidhi sulmet ndaj saj, për shkak të denoncimeve për inceneratorin e Tiranës.
“Sot ne jemi asnjë pronë, asnjë as, e imja, as e familjarëve të mi, nuk është sekuestruar. Por ta lëmë të komunikojmë dhe në ditët e tjera. Ka kohën e vetë, pasi mos harroni se beteja për inceneratorin e Tiranës, është betejë me strukturë kriminale mediatike. Nëse kemi vrasës me pagesë për njerëz, kemi dhe vrasës me pagesë për opinionin publik. Të jeni të bindur se çështja e inceneratorit të Tiranës, s’do të ma mbyllë gojën për asnjë gjë. Të jeni të bindur. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi”, tha ajo.