Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti nismën e ministrit të Drejtësisë, për strategjinë ndërsektoriale të mbrojtjes së viktimave nga dhuna dhe krimi. 

Në fjalën e tij, ministri Balla u shpreh se duhet të rritet më tepër mbështetja qoftë nga qeverisja qendrore, qoftë nga ajo lokale. 

Balla u shpreh se “jemi në kushtet e një situatë emergjente, e cila kërkon adresim të menjëhershëm. Kjo nuk arrihet vetëm me forcë ligjit, por arrihet duke u bërë të gjithë bashkë, duke krijuar një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, qoftë aktorë të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile dhe medias”. 

“E vërteta është që sa herë biem në kontakt dhe kemi mundësi të flasim me viktimat e këtyre akteve kriminale kemi shumë për të bërë. Uroj që kjo strategji e iniciuar nga ministri i Drejtësisë të japë efektet e duhura dhe të shërojë sado pak dhimbjet dhe pasojat e akteve kriminale. 

Jemi në një moment që duhet të trajtojmë një formë të trashëguar ndër vite por të pa adresuar siç duhet. 

Kam pasur mundësinë të flas me një vajzë që ra pre e dhunës seksuale para disa kohësh. Aty kuptojmë qartë që ende nuk i kemi mekanizmat e duhura sesi mund ti vijmë në ndihmë dhe mbështetje, madje ta incetivojmë gatishmërinë e viktimave që jo vetëm të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe policinë, por edhe tu tregojmë që shoqëria nuk i stigmatizon, por i mbron dhe u lë të kuptojnë se jeta pas këtij momenti do të jetë me e bukur. Duhet ti garantojmë integrim. Na duhet të bëjmë çfarë është e mundur për ta jetësuar. 

E preka këtë pjesë sepse mendoj se kemi shumë për të bërë, prandaj strategjia ka ardhur në momentin e duhur, për të vendosur viktimën në qendër të vëmendjes, duke i ofruar të drejtën për informim, të drejtën për akses të ndihmës juridike. 

Gjëja e parë që u  vinte në mëndje viktimave ishte ku të gjej një avokat tani. Prandaj është ofruar mundësia juridike falas. 

E treta është e drejta për të garantuar një proces të rregullat dhe ligjor. Si mund të mbrohet një viktimë e dhunës  nëse shteti nuk merr përsipër të bëjë mbrojtjen e saj. 

Strategjia për mbrojtjen e viktimave të krimit, do të ketë mbështetjen e policisë . Nga policia e shtetit janë trajtuar 4700 raste të dhunës, në krime të ndodhura në familje. 

Kemi pasur 2500 raste të dhunës në familje që është lëshuar urdhër mbrojtje. Edhe këtu një ulje të vogël. Se këta të policisë së shtetit që më kanë sjellë të dhënat e kanë shkuar që është ulur me 208, se kujtojnë se do më suprizojnë mua që kemi bërë punë të madhe, që e kemi ulur me 4-5 %. Janë referuar në prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera familjare. Jemi në kushtet e një situatë emergjente, e cila kërkon adresim të menjëhershëm. Kjo nuk arrihet vetëm me forcë ligjit, por arrihet duke u bërë të gjithë bashkë, duke krijuar një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, qoftë aktorë të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile dhe medias. Sepse duhet ta pranojmë, nuk flas për mediat tradicionale, por ka elementë të ri të mediave, unë jam i qartë për rolin shkatërrues në këtë aspak të Tik Tokut, si shpërndarës i pakontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë. 

Na duhet që numrin e lartë të viktimave ta fillojmë ta trajtojmë. Për mua është thelbësore sa prej këtyre viktimave kanë marrë asistencë dhe mbështetje, mbrojtje dhe trajtim. Këtu na duhet edhe ne, qeveria qendrore dhe lokale të rrisim mbështetjen për vatrat ku duhet të trajtohen viktimat e dhunës”,-tha Balla.