Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me disa grabitje me armë të regjistruara në javët e fundit.
Balla tha se gjatë festave, ka një ritje të veprimtarive kriminale.
Ndërkohë Balla lavdëroi edhe punën e Policisë së Shtetit, kur tha se në 2023, ka një rekord historik sa i përket goditjes së personave me veprimtari kriminale në vjedhje
“Në rastin e Prushit policia ka mbërritur në kohë rekord, duke parandaluar. E dyta lidhet me kohën e festave. Në përgjithësi gjatë kohës së festave ka një rritje të veprimtarisë kriminale që lidhet me grabitjet apo me vjedhjet. Policia e Shtetit ka një rekord historik gjatë vitit 2023 sa i përket goditjes së personave me veprimtari kriminale në vjedhje. Në një rast tjetër para pak ditësh, autori u kap në një kohë rekord. I kam kërkuar policisë së Shtetit që të rrisë shkallën e vigjilencës në këtë lloj qasje dhe po ashtu shpresoj shumë që personat e përfshirë në tentativën e grabitjes në Prush apo në Kamzë të vihen para drejtësisë. Besoj se jemi në rrugën e duhur”, tha Balla.