Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pasi SPAK i dërgoi shkresë, për heqjen e imunitetit të tij, Kuvendit të Shqipërisë . 

Berisha deklaroi se është 100% dakord që s’duhet të ketë mbrojtje për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. 

Ai shtoi se do ta votojë që nesër autorizimin përsa kohë që nuk bie ndesh me kushtetutën e vendit. 

“Në vitin 2012, Berisha, ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të cdo lloj mbrojtje të deputetëve dhe ky ligj dhe amandament i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Rama dhe është lejuar hetimi i deputetëve. Unë jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj dhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SPAK, sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam refuzuar të zbatoj urdhër antikushtetutes nga një gjykatëse në konflikt interesi e shkarkuar nga unë. Përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit të 2012, qëndron. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë. Kjo është kërkesë normale dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi. Në parim jam 100 për qind dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Por që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie, heqje e daljes jashtë shtetit, atëherë kjo është të tallesh me kushtetutën. E votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim dhe as nuk do të kem. Kanë gabuar rëndë ata që kanë menduar se nuk paraqitem”,-tha Berisha.