Pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës, foli për mediat ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë ditës së sotme SPAK ka kërkuar nga Kuvendi që t’i hiqet imunteti Sali Berishës, që të vihet nën masën “Arrest në shtëpi”.

Berisha u shpreh për mediat se do të pranojë çdo vendim të palamentit. Sipas tij, ai ka qenë gjithnjë për heqjen e imunitetit të deputetëve që hetohen.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri shtoi se të gjithë deputetët janë në unison për vazhdimin e mosbindjes civile.

Sali Berisha: Kjo është faza parapërfundimtare e asgjësimit të opozitës në parlament dhe kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosje e pluralizmit politik në parlament.

Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim anti-kushtetues, anti ligjor të Skapit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Sali Berisha me datë 8 shkurt 1996. Vitin 2012 personalisht jam angazhuar në një nisëm për aprovimin e nenit të kushtetutës i cili i jep imunitet ndaj veprimeve të gjyqësorit për deputetët. Nuk kam ndryshuar ndonjherë mendim se ajo ka qenë e drejtë. Vendimi i parlamentit do respektohet nga unë. Kushtetueshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë ligjin kushtetutën. Por sidoqoftë cilido që të jetë vendimi do ta pranoj.

Asnjë ndryshim të mosbindjes ciivle nuk do të ketë. Ne do vazhdojmë. Grupi është plotësisht kundër. Nuk do votojë. Jam i sigurtë që kryesia e parlamentit do më dorëzojë relacionin. Qëndrimi im është ky.