Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka pritur sot në një vizitë në fshatin Borakë Presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Šefik Džaferović.
Në fshatin Borakë jeton një pjesë e madhe e komunitetit boshnjak, rreth 15% e popullsisë së bashkisë së Shijakut përbëhet pikërisht nga ky komunitet.
Kryebashkiaku Arbana ka treguar mirënjohjen e tij ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë shqiptare për mbështetjen që po i japin familjeve të prekura nga tërmeti, ku përveç 30 pallateve të reja janë mbi 500 shtëpi individuale që po ndërtohen, nga të cilat rreth 20 janë për familjet e komunitetit boshnjak.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në fshatin Borakë të Shijakut Presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Shkëlqesinë e Tij Šefik Džaferović. Presidenti u njoh me situatën e krijuar pas tërmeteve dhe me ndihmën që Kryeministri Rama dhe Qeveria shqiptare kanë dhënë për familjet që humbën shtëpinë.
U njoh me rindërtimin e Shijakut, që të gjithë jemi shumë falenderues ndaj Kryeministrit që falë tij Shijaku po rindërtohet me 30 pallate të reja, mbi️ 500 shtëpi indivuale nga të cilat 20 shtëpi po ndërtohen në fshatin Borakë. Në fshatin Borakë jeton një pjesë e madhe e komunitetit boshnjak, rreth 15% e popullsisë së bashkisë së Shijakut përbëhet pikërisht nga ky komunitet.
Nga 21 anëtarë të Këshillit bashkiak, 7 prej tyre janë nga komuniteti boshnjak. Nxënësit e Borakës do të kenë një shkollë tërësisht të re me standarte europiane.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





