Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku është shprehur se cilido qoftë vendimi që do të marrë Greqia lidhur me kapitujt e negocimit për Shqipërinë, delegacioni shqiptar do të kthehet krenar nga Brukseli.

Gjatë fjalës së saj, Balluku ka shtuar se jemi të gatshëm për hapjen e negociatave teksa ka thënë se Shqipëria i ka kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë”.

Delegacioni shqiptar ndodhet në Bruksel. Nuk e kam një informacion të momentit se çfarë do të bëjë Greqia, por siç e ka thënë edhe kryeministri në Kongresin e PS-së, ne jemi të kënaqur nga rezultatet që kemi arritur. Ky është një vlerësim i ardhur nga Komisioni Evropian për shkak të prezantimit dinjitoz të bërë nga grupet tona gjatë procesit “Screening”. Shqipëria ka përmbushur të gjithë detyrat e shtëpisë. Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, kështu janë shprehur dhe zyrtarë të lartë të BE-së. Delegacioni ynë do të kthehet krenar sot në Shqipëri, cilido që të jetë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast”- u shpreh Balluku.