Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 106 vota pro të deputetëve të Parlamentit.

Ndërkohë, zëvendëse e tij është zgjedhur Lealba Pelinku, e cila është miratuar me 105 vota pro.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar listën me 5 anëtarë të Komisionit Rregullator, përkatësisht Muharrem Çakaj, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela dhe Helga Vukaj.