Ushtria izraelite ka njoftuar se disa ushtarë të saj kanë lokalizuar një hyrje sekrete të rrjetit të tuneleve që përdoret nga militantët e Hamasit për t’u fshehur në Gaza.

IDF ka raportuar se trupat izraelitë zbuluan hyrjen gjatë një kontrolli në një ndërtesë në Jabalia, në veri të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite ka publikuar edhe një video duke pretenduar se tregon tunelin, për të cilin tha se “përfshinte shkallë të integruara dhe u shkatërrua nga forcat inxhinierike të brigadës”.