Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një pikë këmbimi në lagjen Tophane në Prishtinë. Sipas mediave në Kosovë dyshohet se autorët kanë marrë një shumë të madhe parash.
Lidhur me rastin, ka folur pronari i kompanisë, i cili tha se dyshohet se grabitja është kryer nga dy persona, të cilët janë futur brenda dhe kanë arritur të marrin 45-50 mijë euro.
“Ka ndodhur një grabitje, dy persona kanë hyrë me kallash edhe ju kanë bo presion punëtorëve. Shuma përafërsisht është diku nga 45 mijë deri në 50 mijë që janë marrë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes” – tha ai për Sinjalin.