Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë me Covid-19. Ndërkohë, së fundmi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 56 raste të reja me koronavirus. Po ashtu ditën e sotme kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 69 pacientë. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Facebook.

“Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 56 raste të reja me koronavirus, ndërsa 69 persona kanë fituar betejën me virusin që ka origjinë nga Kina. Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë. Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.”– thotë ai.