Në 24 orët e fundit janë bërë 1350 testime dhe janë regjistruar 191 raste të reja të covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Kanë ndërruar jetë 3 persona në gjendje spitalore, një pacient nga Shkupi (81 vjec), nga Kërçova (67 vjec) dhe nga Struga (77 vjec).

Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistroi 77 pacientë të shëruar nga COvid-19.