Orët e para të ditës së diel do të jenë me kthjellime dhe vranësira, ku në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore vranësirat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara.
Por sipas MeteoAlb, në orët e pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.





