Të paktën 201 persona janë vrarë dhe 368 të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit. Shifrat e fundit u publikuan nga ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, shkruan Sky News.

Dy sulme izraelite, një në një ndërtesë në qytetin e Gazës dhe tjetra në një kamp refugjatësh në Nuseirat – u raportuan të premten.

Deri më tani, më shumë se 20,000 njerëz janë raportuar të vrarë në Gaza që nga 7 tetori, ndërsa 1,200 është numri në Izrael.