Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se është situatë e vështirë rreziku, pasi ndërtesa, në katet e mësipërme, ka dhe mjedise banimi.
“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.
Mësohet se zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës. Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa.
Ndërsa ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.