Në orën 16:45 ka shpërthyer pallati i Kastratit në Durrës, për të cilin u përdorën 130 kg eksploziv.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme.

Ashtu siç pritej shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë Durrësin.