Në politikën amerikane kandidatët e pavarur për president, rrallë ia dalin mbanë të futen në garë. Por zakonisht, ata nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si ai i Robert F. Kennedy Jr. Ndërsa votuesit po tregojnë pak entuziazëm për një përballje të re të mundshme Biden-Trump në 2024, zoti Kennedy po shfaqet si një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje. Zyrtarët zgjedhore në të dy kampet janë të shqetësuar mbi ndikimin që mund të kishte në garën presidenciale kandidimi si i pavarur i zotit Kennedy Jr. dhe pyetja që i shqetëson është se: kë do të dëmtojë më shumë, Presidentin Biden apo ish-Presidentin Trump?
Disa votuan për Donald Trump-in, të tjerë për Joe Biden. Por një pjesë nuk do të donte të kishte asnjë lidhje me politikën, derisa në momentin që dëgjuan emrin e Robert F. Kennedy Jr.
Të rreshtuar jashtë një sallë dasmash në Feniks të shtetit të Arizonës, qindra njerëz dolën të mërkurën për të dëgjuar zotin Kennedi të fliste, me të cilin ndajnë pak gjëra të përbashkëta ideologjikisht. Ajo që i bashkonte ishte mosbesimi i thellë ndaj medias, korporatave dhe veçanërisht qeverisë, si dhe besimi se zoti Kennedy është i vetmi person në politikë, i gatshëm t’u thotë atyre të vërtetën.
“Më pëlqen si flet”, thatë Gilbert Limon, një farmacist 48-vjeçar nga qyteti i Feniksit. “Ai na thotë pjesën më të madhe të asaj që duhet të dimë. Ndërsa politikanë të tjerë thjesht na japin copa informacionesh, për t’i përshtatur me agjendën e tyre. Jemi të ngopur me këtë gjë”, thotë ai.
Votuesit nuk janë entuziastë për një garë të re Biden-Trump dhe ndaj po konsiderojnë mundësinë për të mbështetur alternativa si zoti Kennedy apo të tjera palë të treta. Paraqitja e zotit Kenedit në një shtet fushëbeteje për vitin 2024 tregon sesa e vështirë është të parashikohet ndikimi i palëve të treta në zgjedhje. Aleatët e zotit Trump dhe zotit Biden kanë shprehur shqetësime se dalja si i pavarur i zotit Kennedy, mund të dëmtojë kandidatet e tyre, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, duke u marrë atyre vota.
Kandidatët që garojnë jashtë dy partive të mëdha asaj Demokrate dhe asaj Republikane rrallë tërheqin vëmendje, gjithmonë nëse arrijnë të futen në fletën e votimit. Por kandidatët nga palë të treta, zakonisht nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si Kennedy, apo një rrjet ekzistues mbështetësish.