Pak çaste përpara shembjes përfundimtare të pallatit të Kastratit në Durrës, Policia Bashkiake po merr masat e fundit të sigurisë në mbështetje të IKMT-së dhe IMT-së.

Shpërthimi ishte parashikuar të ndodhte në orën 15:00, por do të realizohet për pak çaste në orën 16:00.

Efektivët e Policisë Bashkiake po lajmërojnë dhe njëherë banorët e zonës dhe bizneset në rrugën “Dalip Peza” që të largohen nga banesat dhe të marrin masa duke hapur dyert e dritaret, pajisjet elektronike t’i ulin në dysheme dhe çdo masë tjetër që shihet e arsyeshme.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme.